Punimet afër Manastirit të Deçanit, reagon ashpër Kosnett

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka kritikuar institucionet për vazhdimin e punimeve afër manastirit të Deçanit.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se është duke u dëshmuar papërgjegjësi për sundimin e ligjit.

Kjo për shkakun se siç thotë ai, punimet po bëhen në një zonë të mbrojtur.

“Autoritetet në Deçan, me përkrahjen nga aleancat politike, vazhdojnë të dëshmojnë papërgjegjësi për sundimin e ligjit. Punimet në rrugë janë kryer në skaj të Zonës Protektorale, pa asnjë anashkalim. Rrugët tranzite afër zonës Protektorale janë jolegale”, ka shkruar Kosnett në profilin e tij

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*