Punëtori i larguar nga puna, tenton të hidhet nga kati i 11-të i KEDS-it

Fatmirësisht, në atë moment kanë reaguar kolegët e tij dhe e kanë ndaluar. Ata thonë se skena ka qenë si nëpër filma.

Ky është vetëm njëri nga 95 punëtorët që dje janë larguar nga puna në KEDS, ani pse kishin pasur kontrata të rregullta.

Këtë e konfirmon edhe Rashit Gashi nga Federata e Sindikatës së Pavarur të “Elektro-Kosovës”, raporton lajmi.net

Kujtojmë se në kohën e privatizimit të kësaj kompanie, Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik atë kohë, kishte premtuar që asnjë punëtor me kontrata të rregullta nuk do të largohej nga puna.

Shpërndaje

Comments are closed.