Pse disa pacientë të prekur me COVID, pa sëmundje shoqëruese vuajnë më shumë se të tjerët

STUDIM

LONDËR – Një kërkim i fundit nga King’s College në Londër ka hulumtuar rastet e rralla ku pacientët e prekur me COVID-19 vuajnë shumë nga lodhja si dhe ajo që quhet “mjegulla” e trurit që janë efekt i pazakontë, gjë e cila mund të haset edhe te pacientët pa sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo mënyrë e infektimit nga virusi, shkakton dëmtim të mushkërive, ku indet e shëndetshme janë pothuajse plotësisht të zëvendësuara nga indet e sëmura.

“Edhe nëse dikush rikuperohet nga COVID, dëmi që është bërë mund të jetë masiv“, tha Mauro Giacca, një profesor në King’s College në Londër.

Hulumtimi u bazua në një studim të mushkërive të njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 ka zbuluar dëmtime të vazhdueshme dhe të gjera të mushkërive në shumicën e rasteve dhe mund t’i ndihmojë mjekët të kuptojnë se çfarë qëndron pas një sindromi të njohur si ‘COVID i gjatë’, në të cilin pacientët vuajnë simptoma të vazhdueshme për muaj me radhë.

Karakteristikat unike të SARS-CoV-2

Shkencëtarët që drejtojnë kërkimin thanë se ata gjithashtu gjetën disa karakteristika unike të SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, i cili mund të shpjegojë pse është në gjendje të shkaktojë një dëm të tillë.

“Gjetjet tregojnë se COVID-19 nuk është thjesht një sëmundje e shkaktuar nga vdekja e qelizave të infektuara nga virusi, por ka të ngjarë të jetë pasojë e këtyre qelizave anormale që vazhdojnë për periudha të gjata brenda mushkërive”, tha Mauro Giacca, një profesor në King’s College London i cili bashkë-drejtoi punën.

Ekipi hulumtues analizoi mostrat e indeve nga mushkëritë, zemra, mëlçia dhe veshkat e 41 pacientëve që vdiqën nga COVID-19 në Spitalin Universitar të Triestes në Itali midis shkurtit dhe prillit të vitit 2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Në një intervistë televizive, Giacca tha se ekipi i tij hulumtues nuk gjeti shenja të dukshme të infeksionit viral ose inflamacion të zgjatur në organe të tjera, ata gjithashtu zbuluan “shkatërrim të madh të mushkërive“, me ind të shëndetshëm “pothuajse plotësisht të zëvendësuar”.

“Mund të parashikohet që një nga arsyet pse ka raste të COVID të gjatë është sepse ka shkatërrim të madh të mushkërive (indeve)“, tha ai për Reuters. “Edhe nëse dikush shërohet nga COVID, dëmi që është bërë mund të jetë masiv“.

Provat nga e gjithë bota sugjerojnë se një pjesë e vogël e njerëzve që kanë pasur COVID-19 dhe janë rikuperuar nga infeksioni i tyre fillestar mund të përjetojnë një sërë simptomash të vazhdueshme duke përfshirë lodhjen, mjegullën e trurit dhe gulçimin. Gjendja shpesh quhet “COVID i gjatë”.

Giacca tha se pothuajse 90% e 41 pacientëve kishin disa karakteristika unike të COVID-19 krahasuar me format e tjera të pneumonisë.

U zbulua se pacientët kishin mpiksje të gjerë gjaku në arteriet e mushkërive dhe venat. Një tjetër zbulim ishte se disa qeliza të mushkërive ishin anormalisht të mëdha dhe kishin shumë bërthama – një rezultat i shkrirjes së qelizave të ndryshme në qeliza të vetme të mëdha në një proces të njohur si syncytia.

Hulumtimi, botuar në revistën Lancet eBioMedicine, zbuloi gjithashtu se vetë virusi ishte akoma i pranishëm në shumë lloje të qelizave.

“Prania e këtyre qelizave të infektuara mund të shkaktojë ndryshime të mëdha strukturore të vëzhguara në mushkëri, të cilat mund të vazhdojnë për disa javë ose muaj dhe përfundimisht mund të shpjegojnë llojin ” COVID i gjatë ” tha Giacca.

Shpërndaje