Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës dhe kryetarët e disa shoqatave morën vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat nga dita e martë e javës së ardhshme.
Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga jo më pak se 350 euro.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, tha se paga duhet të jetë 350 euro nga janari i vitit 2020, përndryshe nuk do të ketë asnjë shërbim nga punonjësit e kompanive private.
Ai njoftoi edhe për një konfirmim të Komunës së Prishtinës që është në favor të këtyre punëtorëve, por që nuk plotësohen ende kërkesat e plota të tyre.
Ndërsa, Milaim Sopi, kryetari i Shoqatës nga shkolla fillore “Dardania”, tha se sikur edhe disa punonjës të disa shkollave të tjera do të mbajnë protestë prej javës së ardhshme për realizmin e kërkesave në rritjen e pagave.
E ky propozim për protestë dhe greva u mbështet edhe nga përfaqësuesit e 10 kompanive të tjera në Kosovë. /KoosvaPress/