Prokuroria e Shtetit, 52 aktakuza për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 52 aktakuza kundër 68 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas raportit 24 orësh dërguar nga Prokuroria me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 17 persona, si dhe janë bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 11 personave, të cilët janë të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, në tri raste të ndara. Ndërsa, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë  24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Armëmbajtje paleje”. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*