Prokuroria e Serbisë: Thaçi ngarkohet për ngjarjet e vitit 1999 që kanë ndodhur në Lipjan

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, nënkoloneli Nehat Thaçi, i cili është arrestuar mbrëmë, aktualisht është duke u mbajtur në burgun e Nishit, bëjnë të ditura burime të KosovaPress-it.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se atij i është caktuar masa e ndaljes për 48 orë.

Sipas burimeve, pritet që në orët e mbrëmjes, rastin ta marr Prokuroria Speciale e Serbisë.

Sipas kësaj Prokurorie, ai ngarkohet për ngjarjet e vitit 1999 që kanë ndodhur në Lipjan.

Shpërndaje

Comments are closed.