Prishtina – Feronikeli, rezultati pas 45 minutave lojë

Prishtina është duke e mposhtur 2-1 Feronikelin në “Fadil Vokrri”

Ndeshja e fundit për xhiron e 27 në IPKO Superligën e Kosovës është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina po luan me Feronikelin dhe tashmë është mbyllur pjesa e parë në kryeqytet.

45 minutat e pjesës së parë sollën tre gola, vendasit po i mposhtin 2-1 mysafirët.

Dy gola u shënuan për një minutë, fillimisht Otto John e kaloi Prishtinën në epërsi në minutën e 11’, por mysafirët reaguan me Albert Dabiqaj dhe barazuan në minutën e 12’.

Sido që të jetë, pas tentimeve të shumta, Prishtina ia arriti qëllimit që të shkojë në pushim të pjesës së parë me avantazhin e një goli.

Gauthier Mankenda realizoi për 2-1 në minutën e 45’.

Shpërndaje

Comments are closed.