Presidenti Ademi i dërgon telegram ngushëllimi presidentit të FF për vdekjen e Maradonës

Presidenti Agim Ademi me rastin e vdekjes së Legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia.

Presidenti Ademi ka thënë se Maradona ishte jo vetëm kapiten i Argjentinës, por një kapiten i zemrës së njerëzve, një lojtar i përjetshëm dhe një njeri i mahnitshëm!

“Diego ka ikur por do të mbahet mend përgjithmonë. Gjithmonë do të mbajmë brenda vetes madhështinë e tij jo vetëm si një futbollist, por edhe si model, pasi ai ishte arsyeja që miliona njerëz kanë rënë në dashuri me lojën e futbollit. Atë çfarë na dha Maradona ishte më shumë se futboll, ai na solli gëzim dhe lumturi”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Ademi në telegramin e ngushëllimit drejtuar Federatës argjentinase për Maradonën.

Telegrami i plotë i presidentit Ademi:

Shpërndaje