Pranvera Hyseni, kosovarja emrin e së cilës e mban një asteroid

Megjithëse konsiderohet si një nga fushat shkencore më të vështira e të komplikuara, astronomia gjithmonë tërheq vëmendjen dhe bën kureshtar njerëzimin për të ditur, pos tjerash, se çfarë ka përtej sistemit diellor

Gazetar: Shpend Lipa

E këtë kuriozitet, kosovarja Pranvera Hyseni e ka pasur qysh e vogël, atëherë kur vendi ynë po kalonte një nga periudhat më të vështira, siç ishte lufta, raporton emisioni #gjesi në T7.

Edhe pse nuk ka gradë akademike në këtë fushë, meqë në vendin tonë nuk ka një shkollim profesional për astronominë, Pranvera “preku” ëndrrën e saj.

Pranvera Hyseni tani është kryetare e klubit “Astronomy Outreach of Kosovo”, duke e vendosur kështu emrin e Kosovës në botën e astronomisë.

Gjatë vitit 2018, kur Hyseni po qëndronte në Amerikë, ishte pjesëmarrëse në një konventë shkencore bashkë me 26 astronautë të NASA-s.

Ajo ka deklaruar se askush nuk mund të jetë i suksesshëm përderisa nuk e bën punën që e do me zemër, duke shtuar faktin që vjen nga një fshat i vogël i komunë së Vushtrrisë dhe që kjo nuk e ka penguar në asnjë moment.

Ndryshe, suksesi i madh i kosovares është se një asteroid është pagëzuar pikërisht me emrin dhe mbiemrin e saj, “PranveraHyseni”, nga Unioni Ndërkombëtar i Astronomëve dhe Qendra “Minor Planet Center”, e cila gjendet në Universitetin e Harvard-it. Ky është trupi i vetëm qiellor që mban një emër shqiptar dhe ka përmasa rreth 13 km./parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*