Postimi i çuditshëm i Lindsay Lohan për Taylor Swift bëhet viral në rrjet

Aktorja e njohur, Lindsay Lohan, sigurisht që ka dashur të tërheq vëmendjen e Taylor Swift, derisa askush nuk e di pse.

34-vjeçarja përmes rrjetit social Twitter gjatë ditës së djeshme (e diel), bëri nja status që etiketoi këngëtare, por me asnjë mesazh tjetër, shkruan Daily Mail.

Ndonëse jo e menduar, por një ‘tweet’ i tillë u bë viral në rrjet, teksa deri tani ka marrë mbi 53 mijë pëlqime dhe mbi 1.300 replika.

Në anën tjetër, Swift ende nuk është se ka reaguar, dhe Lohan ende nuk ka shpjeguar për 8.4 milionë ndjekësit e saj për këtë veprim.

Por, fansat pas kësaj kanë filluar menjëherë me spekulime, ku disa prej tyre po pretendojnë se Lohan është duke iu rikthyer muzikës.

(Foto: Santiago Felipe/Getty Images/Guliver)

Ajo gjatë vitit 2004 kishte realizuar albumin “Speak”, kurse në vitin 2005 realizoi “A little More Personal.

Në mësim e shumë aludimeve ishin edhe prej tyre që thonin se po flitej për ndonjë film, ani pse deri më tani asnjëra prej tyre nuk është duke ndodhur.

Shpërndaje

Comments are closed.