Porsche është duke ndërtuar vetura fluturese, ja si do duken

Derisa veturat elektrike dhe sistemet autonome të drejtimi po revolucionalizojnë industrinë e automjeteve, disa kompani po mëtojnë të ndërtojnë makina fluturuese.

Porsche së fundmi ka njoftuar se është bashkuar me Boeing për të ndërtuar një koncept-makinë elektrike fluturuese, njofton CarBuzz.

Shefi i shitjeve të kompanisë, Detlev von Platen, deklaroi vitin e kaluar se ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të një automobili fluturues, që do kryejë shërbime taksie.

Detajet në lidhje me projektin bashkëpunues janë të pakta, por firma prodhuese e mjeteve lëvizëse thotë se partneriteti do të lejojë që të dy kompanitë “të përdorin pikat e forta për të studiuar të ardhmen e automjeteve urbane për lëvizjen e lirë në ajër”.

“Jemi duke kombinuar pikat e forta të dy kompanive udhëheqëse globale për të adresuar një segment të mundshëm kyç të tregut të së ardhmes”, tha tha Detlev von Platen, Anëtar i Bordit Ekzekutiv për Shitjet dhe Marketingu në Porsche AG.

Një sërë fotografi të realizuara e të publikuara nga Porsche tregojnë se koncepti i makinës fluturuese ka një dizajn estetik, me krahë të shkurtër dhe dritare të mbështjellura.

Vetura ngjason me mjetin fluturues 911 të Boeing-ut.

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*