Policët bllokojnë rrugën te rrethi i Eulex-it në Prishtinë, shkaktohet kaos në rrugën “Muharrem Fejza” dhe në “Rrugën B”

Shkruan: Edlira Qefalija Zeka

Është e disata ditë që disa policë me urdhrat e nuk e di kujt e bllokojnë rrugën te rrethi i Euleksit në Prishtinë.
Kaosi i krijuar nga ky bllokim është i tmerrshëm në rrugën Muharrem Fejza dhe atë B. Të dy anët e rrugëve janë përplot me makina në pritje të tekave të dikujt.
Nuk e di në emër të cilës logjikë dhe kush është ai tipi / tipka super e mençur që i merr të tilla vendime e i nxjerr policët në momentin me trafikun më të madh të dalin e të bëjnë të tilla eksperimente.
A janë marrë parasysh banorët në anë të rrugës? A janë marrë parasysh rastet e emergjencës?
A është dëgjuar zëri i banorëve në përgjithësi, apo futja, se mban ky popull.
Unë protestova në bllokimin e rrugës pasi banesa ime është veç 50 metra nga kthesa, dhe unë nuk pata shanse teorike të shkoja në banesen time. Ama mesa duket kërkujt nuk i interesoi protesta ime pasi Policët prezentë u treguan shumë krenarë në mbrojtjen e kësaj budallakie totale.

Eshte e disata dite qe disa police me urdherat e nuk e di kujt e bllokojne rrugen te rrethi i Euleksit ne Prishtine….

Posted by Edlira Qefalija Zeka on Wednesday, September 23, 2020

Shpërndaje

Comments are closed.