Po kalonte nga Serbia, sulmohet me gurë mërgimtari nga Kosova

Mërgimtarët kosovarë shpeshherë ndodhë të sulmohen në rrugët e Serbisë përderisa janë duke udhëtuar.

Një rast i tillë, këtë herë ka ndodhur në Nish të Serbisë, ku një mërgimtar është sulmuar nga serbët.

M.B, 33-vjeçar i ka thënë lajmi.net se është sulmuar me gurë nga serbët ku i kanë shkaktuar dëme në veturë.

Po ashtu, brenda veturës ishin gruaja edhe fëmijët e tij të cilët janë frikësuar. Të njëjtët po udhëtonin për në Austri.

Theksojmë se sulmi vjen pas triumfit të kombëtares së Kosovës në Sofje të Bullgarisë. Ndeshje kjo në të cilën u dëgjuan thirrje ultra-nacionaliste “Kosova është Serbi”. /parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*