Po afrohet afatit për falje të borxheve

Ligjit për faljen e borxheve publike nuk i kanë mbetur as 20 ditë para se të shfuqizohet.

Vetëm Administratës Tatimore të Kosovës, persona fizikë e juridikë i kishin mbi gjysmë miliardi euro borxhe.

Gati dy vjet më pas, borxhet thuajse janë përgjysmuar, derisa drejtori i ATK’së, Sakip Imeri, shpjegon se mbi 50 % e borxheve janë masa ndëshkimore e interes, raporton KTV.

Imeri tregon se vetëm gjatë këtij viti, kanë trajtuar mbi 2280 tatimpagues me borxh prej 19 milionë eurosh, derisa u bënë thirrje qytetarëve e bizneseve që të përfitojnë nga mundësia që u ofrohet me ligj.

KTV’ja kishte raportuar se gjatë këtij viti, KUR- Prishtina kishte falur 800 mijë euro borxhe dhe kishte riprogramuar 600 mijë euro për 1599 konsumatorë, por në total, shuma e borxheve të falura ka mbërritur në rreth 10 milionë euro.

“Deri më tani, shuma e borxheve të falura arrin shifrën rreth 10 milionë euro, ku rreth 50 mijë konsumatorë e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

Ne si KRU “Prishtina”, nuk jemi të kënaqur me numrin e konsumatorëve të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën që ua jep Ligji për faljen e borxheve, duke pasur parasysh se data deri kur është në fuqi ky ligj po afron, andaj përmes jush u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, duke dorëzuar kërkesat në zyrat tona”.

Në total, shuma e borxheve të falura ka arritur në 10 milionë euro për rreth 50 mijë konsumator, por një gjë e tillë,

Ngrohtorja e kryeqytetit, Termokos, kishte mbi 13 mijë konsumatorë borxhlinj me një vlerë prej 11.6 milionë eurosh.

E me anë të marrëveshjeve, Termokos, derisa kishte arritur të falë 4 milionë euro borxhe të gati 4 mijë konsumatorëve, e 1.5 milion të tjera ishin riprogramuar.

Lexoni po ashtu:  Ardhja e ministrit rus në Beograd, synim i Rusisë të zgjerojë ndikimin në Ballkan

Ligji për faljen e borxheve publike kishte hyrë në fuqi në shtator të vitit 2015 me kohëzgjatjen deri në gusht të vitit 2016, por është amendamentuar sërish në janar të këtij viti, me afat deri më 31 gusht, derisa është përjashtuar mundësia që ai të riamendamentohet përsëri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn