Plagoset me armë zjarri një person në Istog

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Muzhevinë të Istogut.

Me këtë rast policia ka arrestuar dy persona, pasi njëri prej tyre për motive ende të panjohura e ka qëlluar me armë zjarri viktimin, njofton PK.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që njëri prej tyre për motive të panjohura e ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore në këmbë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*