Pesë marinarët e zhdukur amerikanë deklarohen të vdekur

Rreth një javë nga përplasja në ajër e dy avionëve të marinës amerikane në brigjet japoneze dhe rrëzimit të tyre në oqeanin Paqësor, kërkimet për gjetjen e pesë anëtarëve të zhdukur të ekuipazhit u mbyllën.
Të pesë marinarët amerikanë u deklaruan të vdekur.

Tragjedia ndodhi të enjten e kaluar kur një avion luftarak F/A-18 dhe një tjetër që shërbente për mbushjen me karburant të avioneve, KC-130, po kryenin një stërvitje të zakonshme pranë kepit Muroto në ishullin Shikoku.

Dy pilotët e avionit luftarak F/A-18 u shpëtuan disa orë pas aksidentit, por njëri prej tyre vdiq më vonë në spital. Pesë marinsat e tjerë ndodheshin në bordin e avionit KC-130.

Të gjithë marinarët ishin të vendosur në bazën ajrore të Iwakuni-t pranë Hiroshimës. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për gjetjen e shkakut të përplasjes.

Ky është incidenti më i fundit në një varg aksidentesh që kanë përfshirë avionët ushtarake amerikane të vendosur në Japoni./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*