Përpjekja Besa Shahinit që mungesën e rezultateve në fushën e arsimit, ta mbuloj më gjuajtjen e helmit të ‘racizmit ndaj kosovarëve’

Shkruan: Anton Berisha

Perpjekja e shtetases kosovare Besa Shahini qe mungesen totale te rezultateve ne fushen e arsimit ne detyren e ministres ne qeverine e Shqiperise, ta mbuloj me gjuajtjen e helmit te ‘racizmit ndaj kosovareve’ tregon mungesen e formimit intelektual e kombetar.
E zgjedhur permes rruges se shkurte, jashte procesit politik, e duke mos pasur asnje lloj autoriteti ne fushen e arsimit, njejte si kolegu i saj ne fushen e diplomacise, me performansa qe se paku mijera shqiptare i posedojne, tash ne vend te falenderimit e pergjegjesise per privilegjen e mundesine e dhene, shperfaq ‘llastimin femijeror’ pa u brengosur per pasojat e deklarimeve te pamatura.
Nuk eshte çeshtja ketu, se ne sektoret vital per shtetin sic eshte politika e jashtme dhe arsimi, eshte ndjekur ndonje kriter tjeter emerimi as ne Kosove, por specifika e origjines tregon kujdes me te madh ngase improvizimet ne integrimet brendashqiptare, sic tregon ky rast, prej nje hapi para, mund te perfundojnë ne tre hapa prapa.
E, ne qofte se ajo ka kuptuar se mund te jete perdorur per qellime brenda politikes shqiptare, atehere duhet t’i adresohet atij qe e ka emeruar e shkarkuar, eshte debat ndermjet atyre te dyve, e jo debat ‘racist’ ndermjet shqiptareve te Shqiperise e Kosoves.
Sigurisht, keto raste duhet te jenë mesime per politikanet, si ne Kosove ashtu ne Shqiperi, se arbitrariteti i tyre ne emerime ne sektoret vital te shtetit permes rruges se shkurte te personave pa autoritet sjelle pasoja te demshme kombetare e shteterore.

Shpërndaje

Comments are closed.