Përballja me Rusinë: Pentagoni transferim masiv tankesh në Ballkan

“Shtetet e Bashkuara pritet të transferojnë Regjimentin e Dytë të blinduar të Ushtrisë nga Gjermania në një vend tjetër europian më afër Rusisë”.

Televizioni serb B92, thekson se këto janë fjalët e kreut të Pentagonit, Mark Esper, i cili tha se negociatat u zhvilluan me Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë, si dhe me vendet baltike.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Poloninë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, takimet e mia të fundit me ministrat nga Rumania dhe Bullgaria, si dhe letrat e marra nga vendet baltike, mundësia e transferimit të Regjimentit të Dytë të blinduar në një nga ato vende u ngritën mbi një bazë të përhershme”, deklaroi Esper, duke folur në Këshillin Atlantik në Uashington.

Sipas tij, këto masa janë të nevojshme për Aleancën në mënyrë që të “frenojnë Rusinë”. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA njoftoi gjithashtu planet e SHBA për të rritur numrin e raketave me rreze të mesme dhe me rreze të shkurtër në Evropë dhe Azi. Sipas tij, kjo lidhet me rritjen e numrit të raketave të tilla në Rusi dhe Kinë, si pasojë e shkeljes së Traktatit për Eliminimin e Raketave me Distancë të Mesme dhe me Rreze të Shkurtër.
Administrata e presidentit amerikan planifikon të tërheqë rreth 9.500 ushtarë nga bazat në Gjermani, duke përfshirë një skuadrilje të luftëtarëve F-16, e cila u kritikua edhe nga bashkëluftëtarët e Trump, duke e konsideruar atë një “dhuratë për Rusinë” dhe një kërcënim për Sigurinë kombëtare amerikane.

Për momentin, amerikanët kanë më shumë ushtarë në Gjermani se në çdo vend tjetër në botë përveç Japonisë – rreth 35.000. Baza gjermane Rammstein është gjithashtu një pikë logjistike për trupat amerikane në bazat e tjera, përfshirë Camp Bondsteel, baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nën komandën e KFOR në Kosovë.

Shpërndaje

Comments are closed.