Peci i LDK’së e bën për “pesë pare” Fisnik Ismailin e VV’së

Faton Peci nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bërë për pesë pare Fisnik Ismailin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në debatin që po zhvillohet në këto momente nga Jeta Xharra e ku si temë diskutimi është sporti dhe kultura, ka ndodhur një përplasje në mes të Pecit e Fisnikut.

Ishte plani qeverisës i LDK-së, ai që hapi debatin në mes përfaqësuesit të kësaj partie, Faton Peci dhe atij të VV, Fisnik Ismaili.

Peci tregoi se LDK ka dhënë garanti se do të lobojë në kuadër të Kuvendit Komunal të Prishtinës, për t’i bindur asamblistët që ta shpallin aset me interes publik dhe me të filluar procedura e investimit të Teatrit të Operës përball atij Kombëtar.

Peci akuzoi se VV-ja e  ngeci këtë proces, pasi nuk ishin dakord për emërimin e Teatrit “Ibrahim Rugova”.

Ndërkohë, Ismaili kërkoi replikë.“Ka njerëz këtu shumë të afërt të Shpendit të cilët e dinë të vërtetën më mirë se ju, Shpendi në asnjë moment nuk ka refuzua as nuk e ndalojmë ndërtimin e një objekti me rëndësi kaq të rëndësishëm për shkak të emrit. Por të kthehemi pak më përpara çka ndodhi me projektin që u nisë afër Spitalit tek Kodra e Diellit, çka ndodhi me projektin ku u shpenzuan mbi 1 milionë euro ”, tha Ismaili.

Derisa kanë vazhduar akuzat e kundër akuzat, Peci ia ka kujtuar Fisnikut vdekjen e dy fëmijëve që ndodhi në lagjen Kolovica në Prishtinë, e që sipas tij subjekti i tij duhet të marrë përgjegjësinë.

Peci madje tha se ndjen keqardhje se ka në panel persona si Fisnik Ismaili që janë kaq të painformuar në çështje konkrete.

Ndërkaq Ismaili duke iu kundërpërgjigjur Pecit, tha se është hera e parë që po e sheh këtë person dhe se prania e tij po e bën të qesh.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn