PDK përçahet edhe më shumë në Drenas

Naim Bazaj thotë se zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Drenas po shkojnë keq. Ai thotë se po anashkalohen mbledhjet e thirrura nga koordinatori për zgjedhje në Drenas, e që është Njazi Kryeziu. Bazaj po ashtu ka thënë se ‘ka shumë njerëz që s’kanë kontribuuar asgjë kurrë për PDK’në dhe që duan të jenë në kryesinë e kësaj partie në Drenas’.

Në një deklaratë , Bazaj ka thënë se ‘të gjitha shqetësimet që kanë si Degë ia kanë transmetuar edhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit”.

“Kanë ambicie edhe disa që skanë dhanë kontribut kurrë në PDK”, ka theksuar Bazaj.

“Njazi Kryeziu që është kordinator i zgjedhjeve në Drenas, po vjen me qindra kilometra prej Prizreni në Drenas për me mbajtë mbledhje me neve.  Nuk është mirë, ja do të marrin masa, përndryshe jemi të organizumë dhe do të mbajmë zgjedhje edhe pa këtë grup.Kadri Veseli ka thënë ai që i merr votat, fiton Unë e kam shprehë i pari këtë vullnet, por ka disa që thonë se veç unë do të jem, i kam ftu ata djemtë hajde organizojmë zgjedhjet më të mira”, thotë Bazaj.

Ai shpreh zhgënjim se si disa nga siç i quan ai ‘përfituesit e partisë’, po thonë se ‘ata kanë lidhje të mira me PDK-në në qendër dhe se ata do të marrin kryesimin e partisë në Drenas’. Bazaj thotë se nuk do të lejojë diçka të tillë.

“Nga ana e disa përfituesve të partisë, po këqyrin me ba pazar ditor. Ai kordinatori Njaziu punon shumë në këtë drejtim, jemi mundu edhe na me përgatitë terrenin me punu qysh duhet, jo me i injoru ata që kanë punu deri sot”, ka thënë.

Naim Bazaj, një nga figurat qendrore të PDK’së në Drenas, thotë se kryetari i kësaj partie u ka premtuar se do të zgjidhen këto probleme dhe se ‘do të merren masa ndaj situatës së krijuar’.

“Kryetari ka thënë se do të marrë masa dhe do t’i zgjidhim. Po injorohet kryesia e partisë dhe shokët tonë”, ka thënë ai.

Thotë se nuk e di se si po ndodh që në njërën nga degët më të konsoliduara deri tash të PDK-së në nivel Kosove, pra degën në Drenas, situata ‘ka ardhur në këtë gjendje shumë të keqe”.

“Situata shumë e keqe, nëse nuk merr masa qendra në Prishtinë, 100 për qind ndarjen e kemi të sigurt. Edhe nëse nuk merr kryetari Veseli ndaj tyre, na do të marrim masa. Kësaj radhe me emër të zotit kemi me i qitë qysh duhet. Kësaj radhe nuk do të pijë ujë, do të ndahemi”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Naim Bazaj ditëve të fundit ka shprehur shqetësimin për parregullësitë në procesin e brendshëm zgjedhor të PDK-së në Drenas edhe përmes llogarisë së tij në Facebook.

Në njërin nga shkrimet e tij të fundit në FB, Bazaj veç tjerash shkruante:

“Në këtë takim për çudi nuk morën pjesë disa nga anëtarët e këtij komisioni për zgjedhjet e brendëshme të PDK Dega Drenas, në këtë munguan Kryesuesi komisionit dhe përkrahësit e tij pa dhënë asnjë shpjegim. Me qellim të mbarvajtjës së këtij procesi zgjedhor kërkohet nga qendra që të sqaroj pozicionin e tyre karrshi zgjedhjeve të brendëshme në Drenas për të mos lejuar degradimin e procesit .  Nëse vazhdohet me sjellje të tilla procesi duhet të vazhdohet edhe pa ata individ që për interesa përsonale duan ta zvarrisin procesin e brendëshëm zgjedhor, përndryshe ne caktojm datën dhe orarin për fillim !”.

Historia e zhgënjimit të Naim Bazajt me PDK-në në Drenas, nuk është e vonshme. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, kur atëkohë ishte caktuar si kandidat (kryetari i tashëm) Ramiz Lladrovci, Bazaj kishte sabotuar procesin për një kohë të gjatë duke qenë se vetë pretendonte pozitën e kryetarit të të parit të Drenasit./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*