Pas vdekjes së Valentinës, Labi pyet qeveritarët: A po filloni me ndërtu ju spitalin, apo ne si qytetarë e diasporë

Labi i drejtohet me një pyetje klasës politike.

24-vjeçarja nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi, dy ditë më parë ndërroi jetë ngase nuk mundi t’i përballojë sëmundjes së leukemisë.

Valentina po trajtohej në Turqi, ndërsa për shërimin e saj nevojitej shumë e madhe, për këtë filloi një aksion për të grumbulluar para për shërim.

Në krye të aksionit ishte Labinot Tahiri, i cili kishte udhëtuar nga Gjermania për t’i dalë në ndihmë vajzës nga Ferizaj, por ajo nuk i mbijetoi sëmundjes.

Përmes postimit të fundit, Labi thotë se sot varroset Valentina, ndërsa janë edhe disa raste të tjera që kërkojnë ndihmë, andaj pyetja e tij për klasën politike se a do të fillojnë ata ta ndërtojnë spitalin për leukemi, apo do duhet ta bëjnë këtë qytetarët.

https://www.instagram.com/p/CH2LghWhsB4/?utm_source=ig_embed

POSTIMI I PLOTË I LABIT:

“Mirëmengjesi!
Sot, do të varroset një vajzë e re, për të cilên kishim shpresë se do të kthehej shëndosh e mirë!

Në anên tjetêr, është i semurê nje djalosh i ri, me emrin Egzon Sadikaj , nga Suhareka, e sa Egzoni tjetër.. po vazhdon të kërojê ndihmë!!

Mê besoni se nesër ndoshta do të kemi nevojë me i shitur të gjitha pasuritë që kemi dhe ndihmat e qytetarëve për të paguar kostot e kêsaj semundje, pêr ti derguar jashtë vendit me i shërua këta të rinjë ose antarët e ndonjerit nga familjet tona….!

Pyetja ime është;
A po filloni me e ndertu ju si klasê politike Qeveri e Ministri, ose ne si qytetarë e diasporë po e ndêrtojmë…!

Unë nuk mundem më të gjejë forcë me i dêrgu MILIONAT JASHTË VENDIT, MË MIRË TI LËM KËTU!

Labi Kosovë e Shqipërisë”.

https://www.instagram.com/tv/CHyM719h3hR/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje

Comments are closed.