Ministria e Shëndetësisë ndalon hyrjen dhe daljen nga kryeqyteti, policia bën patrullime në të gjitha pjesët.
Nuk u lejuan të kalojnë.
Shumë prej udhëtarëve në dalje të Prishtinës duke shkuar për Fushë Kosovë u detyruran të ktheheshin sërish nga erdhën.
Kështu Policia e Kosovës po zbaton vendimin e Ministrisë për karantinë.
Por jo të gjithë u kthyen prapa.
Disa qytetarë u lejuan të kalojnë pavarësisht vendimit për ndalim, për shkak se e kanë të detyrueshme të kryejnë disa obligime.
Patrulla të Policisë, u panë edhe te pjesët tjera në kryeqytet, ku vetura e qytetarë nga qytete tjera mund të hyjnë.
Në hyrjen kah Podujeva, nuk u lejua të kalonte askush pa ndalim nga ana e Policisë.
Edhe në hyrjen tjetër te Lagjia Veterniku në Prishtinë, u pa situatë e njëjtë gjatë së shtunës.
Ndryshe, me vendim të Qeverisë janë vetëm disa kategori që lirohen nga ndalim qarkullimi.
Raportin se po ndalohet qarkullimi në hyrje daljet e Prishtinës, e pranoi edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ky vendim për karantinë të Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Shtimes, Podujevës, Obiliqit dhe Gjakovë është i vlefshëm deri në orën 05:00 të së hënës.