Pamje nga përurimi “Akademia Montessori 2”, me drejtoreshë Florina Çeta

Një muaj pasi që e shënoi përvjetorin e saj të dytë “Akademia Montessori”, Akademi për fëmijë, e cila gjindet në Pejë në lagjen Dardania, pranë saj u hap një e re, me po të njëjtin emër nga e njëjta drejtoreshë, Florina Çeta. Ditën e djeshme është shënuar përurimi i kësaj Akademie me të ftuar të shumtë, të cilën e përcollën nga afër ceremoninë modeste që e dhuruan drejtoresha dhe stafi i kësaj Akademie.

Të pranishmit janë shprehur tejet të kënaqur për hapjen e kësaj Akademie, duke e përgëzuar ideatoren Florina Çeta për vullnetin e saj të mirë dhe duke e vlerësuar lart për qendrën e parë, e cila sipas tyre ofron kushte të mira për akomodimin e fëmijëve, e besimin e kanë tejet të madh edhe për “Akademinë Montessori 2” se do të jetë me po të njëjtën cilësi.

Në mesin e pjesëmarrësve kishte miq, familjarë e prindër, të cilët përmes ardhjes së tyre duket se e kanë shprehur përkrahjen e vazhdueshme për këtë iniciativë të re.

E në anën tjetër, me fjalë falënderuese drejtoresha e kësaj Akademie Florina Çeta është shprehur mjaft e kënaqur, duke e vlerësuar në përmasa sublime prezencën e miqve në këtë përurim. Ndër të tjerash, ajo ka shpalosur edhe ide të tjera inovative për të dyja Akademitë.

“Ideja për hapjen e kësaj Akademie erdhi nga kërkesat e shumta të prindërve, të cilët vazhdimisht ishin të interesuar për akomodimin e fëmijëve të tyre në këtë qendër. Prej kësaj, e kam parë të arsyeshme hapjen e një Akademie tjetër, njëjtë sikur e para, për t’i ofruar mundësinë të gjithë atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e saj. Natyrisht se, rezultati i së parës ma dha idenë për të dytën”, u shpreh ajo.

Tutje, Çeta përpos fluksit të madh nga kërkesat për t’u bërë Akademia  “shtëpia e dytë” e fëmijëve, ajo ka pohuar edhe për rëndësinë që ka edukimi në fëmijërinë e hershme në jetën e çdo fëmije.

“Edukimi në fëmijërinë e hershme  luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve, sepse gjatë kësaj periudhe fëmijët fitojnë aftësi të shumta që i përgatisin ata për jetë. Unë kam fatin që e ushtroj këtë profesion dhe posedoj eksperiencë shumëvjeçare në kopshtet Montessori, fillimisht në shtetin e Kanadasë, e tashmë në Kosovë. Kjo përvojë e lehtëson punën time si edukatore në praninë e fëmijëve, theksoi Çeta për redaksinë Parrotlla.net.

Po ashtu, Çeta nuk ka harruar t’iu referohet me fjalë falënderuese edhe stafit të saj, për të cilin pohon se  janë të mrekullueshëm në punën që e bëjnë. Sipas saj, suksesi i Akademisë i dedikohet atyre fillimisht, për të vazhduar me trekëndshe tjera didaktike.

Kujtojmë se, vendodhja e këtyre dy Akademive është në Pejë, në lagjen Dardania dhe për informata shtesë klikoni në linkun më poshtë, ku mund të njoftoheni për stafin, aktivitetet, ambientin dhe gjithçka tjetër.

Linku:

https://www.facebook.com/Akademia-e-F%C3%ABmij%C3%ABve-Montessori-2-106082924228786/?epa=SEARCH_BOX

Më poshtë janë disa pamjet nga ceremonia e përurimit të djeshëm:

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.