Pamela Anderson akuzon të dashurin se e ka tradhtuar që dy vite me radhë

Pamela Anderson ka akuzuar publikisht tanimë ish-dashurin e saj Adil Rami se është një “gënjeshtar”, pasi që ai e ka tradhtuar atë që dy vite me radhë, shkruan Daily mail.

Pamela nuk e përmendi emrin e të dashurës sekrete, por mendohet se ajo është ish-gruaja e Adil Rami me të cilën ka dy fëmijë.

Adil Rami shpejt ka reaguar në Instagram se është faji i tij që nuk e ka bërë të ditur lidhjen e tij të ngushtë me ish-gruan.

Ai ka postuar një foto me Pamelën, po ashtu.

“Ndarja nuk është e lehtë. Shpesh në këso situata emocionet marrin gjërat në kontroll”, ka shkruar futbollisti i klubit Valencia.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*