“Palidhje, kot”, Konjufca u përgjigjet kritikave të Grenellit për Albin Kurtin

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se emisari amerikan, Richard Grenell po flet kot, teksa deklaron se Albin Kurti është kundër Obamas e Bushit.

‘’Le ta gjen një argument se Kurti është kundër Obamas e Bushit’’, ka thënë Konjufca në Klan Kosova.

‘’Tash Grenell me thanë ashtu, kjo është kot, palidhje krejt. Keqpërdorim krejt. Qysh VV kundër Xhorxh Bushit? VV është kundër Zajednicës. Nëse Grenell përmes qesja thotë se Kurrti është kundër Obamas, e ka gabim’’, ka thënë ajo.

Ky reagim i Konjufcës vjen pasi që emisari special i dialogut, Richard Grenell, kishte thënë se lideri i VV-së, Albin Kurti, para Trumpit kishte dalë edhe kundër presidentëve tjerë amerikanë, andaj ky është konstatim se ai ka qenë kundër SHBA-ve.

Shpërndaje

Comments are closed.