Pajaziti thotë se zgjidhja për veriun është dialogu

“Veriu mbetet sfida kryesore në vend, debati është shumë pozitiv për qytetarët e vendit. Ne sfidohemi në funksionalizimin e jetës në veri. Dialogu duhet të jetë alternativa e vetme për normalizimin e veriut, që të rregullojmë jetën e njerëzve atje. Procesi i shtetndërtimit nuk mundet që menjëherë të menjajojë padrejtësitë historike që i janë bërë Kosovës”, ka thënë Pajaziti, transmeton Koha.net.

Pajaziti më tutje ka thënë se problem serioz është kontrabanda në veri, për çka ka kërkuar angazhim më të madh institucional.

“Kemi pasur probleme serioze me kontrabandën, por përkundër që po luftohet në baza ditore ende duhet angazhim i madh kundër kontrabandës që po ndodh atje. Duhet të jemi më inventiv si institucione përmes zyrave në veri”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se përfshirja e serbëve dhe shqiptarëve në veri duhet të jetë më e madhe.

“Zhvillimi i demokracisë dhe prania e qytetarëve në jetën publike të serbëve dhe shqiptarëve. Marrëveshjet janë elementi kryesor i zhvillimit të jetës në veri”, ka thënë ai.

Shpërndaje

Comments are closed.