PA RROTLLA: JA SE KUSH FITOI !

Portali “Pa Rrotlla” ka zhvilluar një sondazh me lexuesit e saj me pyetjen: Cilën parti / Koalicion do të votoni në zgjedhjet e 11 Qershorit. Nga 33675 votues 47 % kanë votuar listën PAN, 44 % kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe vetëm 9% kanë votuar koalicionin LDK-AKR- Alternativa.
Më poshtë rezultatet:

Duket që edhe sondazhi i portalit Pa Rrotlla, ka treguar edhe një herë disponueshmërinë e votuesit në Kosovë, ku kryeson koalicioni PAN.

Ndërsa në lidhje me pyetjen: cilin deputet do të votoni ? janë marrë rezultatet e mëposhtme:

Duket që bindshëm prin kandidati Milaim Zeka me 16 % të votave të lexuesve. Ndërsa në vend të dytë është kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me 11.4% të votave dhe në vend të tretë Dardan Molliqaj me 5.7% të votave në portal. Nga lista PAN kandidati I dytë më I votuar është Fatmir Limaj, kryetari i Nismës, me 4.3 % i ndjekur nga Rramush Haradinaj dhe Kadri Veseli me 2.9 % të votuesve online. Nga LDK me vota prin Vjosa Osmani me 2.85% të votave të marra nga votuesit online në faqen e Portalit Pa Rrotlla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Kështu e festojnë Bajramin myslimanët nëpër botë (FOTO)