Pa emër

Shkruan: Mehrije Daci

Pa emër

Sikur shiu t’kishte trajtë

Do të doja që t’ngjajë ty

Të pikoj përjetsisht mbi mua

Të vdes nga ajo lagështi.

 

E nëse erërat do t’kishin aromë

Do të doja që të jenë ti

Të zhbëhem e tkurrem nepër netë

Të vdes nga ajo ndjesi.

 

Hënën e Diellin do i lija ashtu

Ti shoh e numëroj ardhjet e ikjet

T’më kujtojnë se përmbi mua

Janë tjera forca që nuk më pyetën./parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*