Osmani takon Kongresmenin Engel në Washington

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani sot është takuar me kongresmenin amerikan Eliot Engel.

Përmes një shkrimi në Facebook këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani e cila ka shkruar se Kosova është me fat që ka miq të mëdhenjë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Në takim me Kongresmenin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Kosova është me fat që ka miq të mëdhenjë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, të cilët kurrë nuk u ndalën së përkrahuri popullin tone”, ka shkruar Osmani.

Në saje të vizitës në SHBA, Osmani ka njoftuar se është takuar edhe me zv.ndihmës sekretarin e shtetit, Matthew Palmer, zyrtarë të Bankës Botërore, senatorin Ron Johnson si dhe kongresmenin Dean Phillips.

Tweet

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*