Opozita kritikon Qeverinë për zmbrapsje nga INTERPOL-i

Propozimi i ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca, që Kosova këtë vit të mos aplikojë për anëtarësim në INTERPOL është kritikuar nga opozita.

Ata thonë se pikërisht këtë vit Kosova i ka gjasat t’i marrë votat e nevojshme për anëtarësim.

Paralajmërimi i ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca, që Kosova këtë vit të mos aplikojë për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare INTERPOL është kritikuar nga opozita. Përderisa Konjufca tha se Kosova nuk është aspak e gatshme këtë vit të aplikojë, krahu tjetër i Kuvendit thotë se pikërisht këtë vit Kosova ka potencialet t’i marrë votat e nevojshme për anëtarësim, shkruan tutje kjo e përditshme.

Sipas tyre, diplomacia kosovare duhet që këtë vit të shfrytëzojë çështjen e tarifës 100% ndaj Serbisë, në mënyrë që faktori ndërkombëtar ta stopojë shtetin serb në lobimin kundër Kosovës. Ndërkohë, njohësit e çështjeve të sigurisë përkrahin idenë që Kosova këtë vit të pauzojë dhe të përgatitet për vitin tjetër, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ata thonë se vendi duhet të fokusohet në krijimin e aleancave të reja dhe të krijojë mekanizma që e ndalin lobimin e Serbisë për mospranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*