OKB: Çmimet globale të ushqimit shënuan rritje

Çmimet globale të ushqimit në periudhën pesëvjeçare shënuan rritje në dhjetor, deklaroi Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO).

“Indeksi i Çmimeve të Ushqimit FAO u rrit me 2,5 % në bazë mujore, mesatarisht 181,7 pikë muajin e kaluar, për shkak të kërkesës së madhe për vajrat bimore, sheqerin dhe tregjet e qumështit’’, deklaroi FAO.

Shifra për vitin 2019, megjithatë ishin 171,5 pikë mesatarisht, me një rritje prej 1,8 % nga viti i kaluar. Indeksi i çmimit të vajit bimor në dhjetor u rrit me 9,4 për qind nga muaji i kaluar, duke shënuar një maksimum 25-mujor.

Rritja e fundit u nxit kryesisht nga vendosja e çmimeve të vajit të palmës ndërsa vlerat e vajit të sojës, lulediellit gjithashtu u rritën, sipas FAO-s.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*