Nxehet gara për Këpucën e Artë në Evropë, Ronaldo bën hap të madh përpara

Gara për Këpucën e Artë në Evropë është duke bërë më e nxehtë pas dy golave të Cristiano Ronaldos në barazimin e Juventusit 2:2 me Atalantan të shtunën.

Ronaldo dhe Ciro Immobile i Lazios mbesin në garë për ta kapur golashënuesin më të mirë momentalisht në Evropë, Robert Lewandowskin e Bayern Munich, ndërkohë që Lionel Messi, kampion në fuqi, mbetet jashtë garës.
Messi e fitoi Këpucën e Artë për herë të gjashtë, rekord botëror, sezonin e kaluar, por duket se nuk do të jetë në gjendje ta mbrojë atë këtë sezon, pasi ngel 12 gola prapa Lewandowskit.

Lewandowski e ka mbyllur sezonin tashmë, ndërsa Messi do t’i ketë vetëm edhe dy ndeshje deri në përfundim të La Ligës.

Por sulmuesi polak nuk mund të rrijë i qetë, sepse pesë herë fituesi i këtij çmimi, Ronaldo ia rrezikon fronin atij.

Ronaldo i shënoi ky gola nga penalltitë të shtunën dhe tani i ka 28 gola, vetëm gjashtë më pak se Lewa, por i ka edhe gjashtë ndeshje për ta kapur dhe për ta kaluar atë.

Po aq shumë në garë është edhe sulmuesi i Lazios, Immobile, i cili i ka 29 gola dhe gjashtë ndeshje në dispozicion.

Lista e golashënuesve më të mirë në Evropë tani për tani. /Gazeta Express/

1. Robert Lewandowski (Bayern) 34 gola / 68 pikë

2. Ciro Immobile (Lazio) 29 gola / 58 pikë

3. Timo Werner (Leipzig) 28 gola / 56 pikë

3. Cristiano Ronaldo (Juventus) 28 gola / 56 pikë

5. Erling Haaland (Salzburg dhe Dortmund) 29 gola / 50 pikë

6. Shon Weissman (Wolfsberger) 30 gola / 45 pikë

7. Jamie Vardy (Leicester) 23 gola / 46 pikë

8. Lionel Messi (Barcelona) 22 gola / 44 pikë

Shpërndaje

Comments are closed.