“Nuk ka ma vështirë sesa me të kuptu ty Milaim”

Shkruan: Milaim Zeka

Shpesh, ama shume shpesh, marre mesazhe te tilla. Pse? Sepse 90 perqind e njerezeve tane, lexojne, po nuk kuptojne. Lexojne po kuptojne ate qe dojne me kuptu. Keta njereze, nuk e kuptojne se une jam pergjegjes per ate qe shkruaje, por jo per ate qe ju kuptoni.
Ta fillojme me radhe:
Kur them qe Ibrahim Rugova ka luajtur rol historike ne lidhjen tone me nderkombetaret, si dhe ka rrezuar mitin serb 100 vjeçar serb, se gjoja ne jemi taliban, radikal mysliman etj, qohen keta talibanet shqiptare qe bythen e kane ne Kosove e koken ne Arabine Saudite, e te me fusin nje prekolice traktori me te shame. Kur them se Rugova ka gabuar rende qe nuk i perkrahi studentete ne vitin 1997, e te qohen keta lahperat qe luajne rolin sikur e done Rugoven, e te ma leshojne nje kamion me te shame. Me ta bahen edhe ish shoket e mi, qe ne politike marrin vesh aqe sa Bali Katravella e Kadri Boshnjaku.
Me i thane ketije mileti qe mos me pas ekzisti Levizeja Popullore e Kosoves, kurr, kurr, ama bash kurr, nuk ish kriju UÇK-ja, e te qohen do te LDK/se e te thone: Po na e kemi qu ne Tirane per ushtrime ne kohen e Ramiz Alise, bashke me Sali Çekun. Mire more, kjo eshte e vertete ( e ketu çarten LPK-ja) kush po ua mohon kete gje, ama pranojeni se vetem e filluat pastaje asgje nuk bete, ketu çarten keta.
Me ju thane ketyre qe Hashim Thaçi ka luajtur rol historik ne Konferencen e Rambujese, kundershtaret e Thaçit, direkt e ne kembe te mrama: A ju kemi thane qe ky ashte zagar i Thaçit. Keshtu thone sepse ky lloje hajvanati e ka formen e rriqnit, e rriqna kapet ne bythen e buallices, po njeriu me personalitetin e vet heqe tane jeten vertikalisht.
Me ju thane qe Albin Kurti ishte ne momentete me te veshtira te historise ne krah te Adem Demaçit, e te qohen keta mohuesit e Albinit e te ma fusin nje mullar perpara qe te me varin. Ama si t’ju them se Albini dhe Adem Demaçi, bashke me te gjithe ata qe dolen kunder Rambujese bene gabim historik, e te qohen keto lopte e gjalla, qe per fatin e keq na hargjojne miellin ne vend qe te hanin krunde, edhe fillojne: A e shihni, ky flet qysh e paguajne?!!! Se kush me paguane nuk e tregojne, sepse eshte konspiracion…!!!
Me ju thane qe une kam punu dhe kam ndiku njemije here ma shume se sa Albini per me ndodhe ky ndryshim, e deshmi per kete i kam te gjitha fjalimet ne Parlament, nderkohe qe Albini vetem ka recitu poezi, ka gju gaz lotsjelles, ashte marre me pune qe jane koronavirusi i demokracise, qohen sekti i tije edhe thone: shihe bre qysh rren. A budall jemi na a. Ani ky me fole per pejgamerin tone, duke mos dashte me pranu qe une qe prej vitit 1979, aqe sa kam mujte dhe kam dite, jam marre me veprimtari antijugosllave. Sa per politike, pa modesti po e them se qysh prej vitit 1986, kam takuar personalitetete me te njohura te botes, ne politike. Mirepo Albini, per mu e ka pasur vetem nje vlere, asnje tjeter: Ai eshte politikan qe nuk eshte hajn! Vetem per kete e kam perkrahur. Per dije, me pas dite i shkreti, e para nuk kish ofru afer vetes turli dilingjije, e dyta nuk kish qendru ne pushtet vetem 45 dite, e treta nuk e kish kru me Ameriken dhe perendimin. Nese don me kru me ta, mundesh sikur Adem Demaçi me qene kryetar i ndonje Keshilli per te Drejtate e Njeriut, ose Drejtor i Institutit te Historise!!!
Me thane qe i kam lane te gjitha te mirat e dynjase ne Suedi, ku vetem ne bisht te aeroplanit kam ndejte duke udhetu neper bote, edhe jam kthy ne lufte, te thone: ndegjoje bre kete profiterin e luftes, qe i ka shite kasetate ( se kaq mberrine logjika e tyre) qysh fryhet. Keta qe e kane ike bythen, te shajne ty qe je kthy.
Me ju thane qe po kalojne 22 vite nga renja e familjes Jashari, dhe me parate, mundin dhe djersen time kam bere filmin per Adem Jasharin, e te qohen keta zorra e trashe e Serbise e thone: Shihe more, po ka 20 marka na i merrke per shfaqeje te filmit. Keta taravolat nuk dojne me ja dite se sa ka kushtu rezervimi i salles, po zerimi, po videobimi, po makina, po benzina, po ajo, po kjo. Jo bre. Se ne shfaqeje nuk kishte salltanet. Aty nuk kishte ndonje pevaqice me te ja fute nja 500 marka ne mes te cicave, pastaje mu knaqe me dridhjet e bytheve te saje. Aty nuk kishte nje syneti per me ju tregu te gjithe mysafireve se si e kallim e si e dridhim per nje zhangel luci. Pastaj ajo hudheja e 100 eurove ndonje pevaqice te bukur. Aty ishte tragjedia e nje familje hyjnore…!!!
Po çka me ba?! Deri sa te frymojme si te gjalle, e kemi borgje ndaj shpirtit tone te bejme diçka per femijet tane. Keta nuk meritojne me kalu neper rrugen ne te cilen ne kaluam.
Mos harroni se ne kete bote asgje nuk ashte bardh e zi. Kur do arrijme t’i zbulojme edhe ngjyrat e tjera, bota perpara nesh ka me qene krejte ndryshe!
Per ju qe ndoshta lexoni me veshtiresi ama kuptoni qysh ju doni me kuptu, aman veq shani. Shfrynu se mbase e sheroni koronavirusin…!!!

Nuk ka ma veshtire se sa me te kuptu ty Milaim?!Shpesh, ama shume shpesh, marre mesazhe te tilla. Pse? Sepse 90…

Posted by Milaim Zeka on Saturday, March 21, 2020

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.