Nuk i bën për kritika, Renato Mekolli ia hedh konkurrentes ushqimin në fytyrë

Pas skandalit të javës së kaluar, Renato nuk u ndal me kaq.

Shefi i “Hell’s Kitchen” vazhdon të komentohet për veprimet që i bën në emision.

Javën e kaluar u diskutua shumë pjesa ku ai e quajti njërën konkurrente “qorre”, pasi e akuzonte për detajet e pjatës.

Pas gjithë kësaj, Renato kishte kërkuar falje publike përmes një statusi të gjatë, duke thënë se nuk kishte për qëllim ta ofendonte askënd, ngase edhe vet ka mbajtur syze.


Por, ai bëri tjetër veprim këtë javë, duke bërë që kritikat të jenë sërish në drejtim të tij për sjelljen jo të hijshme.

Mbrëmë, shefi i “Hell’s Kitchen” u nervozua me njërën konkurrente dhe ia hodhi ushqimin në fytyrë, ngase pretendonte se i qëlloi copa e bukës e kafshuar.

“Nuk e kam kafshuar unë”, i tha garuesja, por ai i acaruar ia hodhi ushqimin në fytyrë dhe më pas e pëplasi pjatën.

Shpërndaje

Comments are closed.