Nokia sjell tri modele të reja në vitin 2018

Nokia dhe HMD Global janë duke punuar në telefona të ri të mençur për vitin e ardhshëm.
 Pas linjës së parë të telefonave për këtë vit, në fillim të vitit të ardhshëm priten të paktën tre telefona.

Në përgatitje janë telefoni premium Nokia 9, modeli Nokia 2. Raportet e reja sugjerojnë se Nokia po përgatit modelin e ri nga segmenti i mesëm – Nokia 7.

Sipas informacioneve të burimit të furnizuesit të kompanisë finlandeze, telefonat e ri arrijnë në fillim të vitit 2018, por data konkrete ende nuk është bërë e ditur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Furgonin Volkswagen e ktheu në shtëpizë lëvizëse, për të shëtitur në shumë shtete