Njihuni me modelin më të ri nga Honda (Foto/Video)

Kompania e njohur kineze, Honda, në panairin e veturave që po mbahet në Frankfurt ka prezantuar konceptin e ri elektrik të dedikuar për qytet, Urban EV, i cili pritet të arrijë në Evropë në formë serike në vitin 2019.

Në vitet e fundit, Honda ka vendosur të “luajë në mënyrë të sigurt”, duke prezantuar kryesisht gjenerata të reja të modeleve ekzistuese, me vetëm një koncept futuristik i cili tregon drejtimin e ardhshëm të kësaj marke japoneze.

Edhe në Frankfurt, duket se Honda “po luan me kartat e njëjta” duke prezantuar konceptin e ri interesant të quajtur Urban EV, i cili paraqet një veturë tërësisht elektrike për qytet dhe është i dedikuar për Evropë ndërsa si model serik pritet të arrijë në vitin 2019, transmeton Koha.net.

Ata të cilët kanë pak njohur për Hondën, sidomos për modelet e saj më të vjetra, ndoshta përmes këtij koncepti dhe disa “linja të fytyrës” mund ta njohin gjeneratën e parë të modelit Honda Civic, model i viteve ’70-a, i cili ka dritat e përparme në formë të rrumbullakët.

Fatkeqësisht, Honda nuk ka zbuluar pothuajse asnjë detaj teknik në lidhje me Urban EV, që do të thotë se informatat për fuqinë e elektromotorëve, kapacitetin e baterisë dhe autonominë, ende janë të panjohura, përcjell Koha.net. Megjithatë, kompania japoneze njofton se Urban EV serik mund ta ketë autonominë prej rreth 300 – 350 kilometra.

Urban EV Concept është pak më i shkurtë se Jazza, modeli më i vogël të cilin Honda e shet në Evropë, ndërsa enterieri, në përputhje me dizajnin futuristik, përfshinë kamerat dhe një ekran të gjerë digjital në vend të pasqyrave tradicionale dhe treguesve analogë.

Lexoni po ashtu:  Nëse keni android, atëherë duhet të keni kujdes nga këto aplikacione

Gjithashtu, vlen të përmendet se Urban EV Concept është me tre dyer, ka hapësirë për katër persona, dyert i hapen në anën e kundërt, gjë që i mundëson pasagjerëve në anën e pasmë hyrjen dhe daljen më lehtë, e sidomos fëmijëve të moshës së re.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn