Një gotë helm

Shkruan: Valjeta Rexhaj

Një gotë helm

Një gotë helm, m’u servua çdo natë,
nga e ëmbla shoqni.
Një gotë helm e piva çdo natë,
kur kjo m’u servua nga ti dashni.
Një gotë helm, mu ofrua nga rrethi,
ai që e kisha në afërsi.
Një gotë helm ma dhanë profat,
më thanë pije është ëmbëlsi.
Një gotë helm ma dha mami,
kur m’solli në këtë botë plot paftyrësi.
Një gotë helm ma ofruat ju,
që ju deshta gjer në pafundësi.
Meqenëse pafundësia nuk ka skaj,
helmi që m’u servua s’më helmoi.
Më ofroni çdo ditë edhe më tepër,
kjo veç do më forcojë.
Më jep helm edhe ti,
që jetën në duar ta lëshova,
më jep helm çdo natë,
veç pse shumë t’besova.
Helm, veç helm merr nga jeta
nga njerëzia në përgjithësi.
Unë po ik nga kjo botë ,
atje të pres edhe ty.
Atje helm nuk dua,
mjaft mora në këtë rini.
Atje pres krahëhapur,
veç ata që n’zemër kan shumë dashni./parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*