Nga sot Qeveria mbulon shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli ka njoftuar se në minutat e parë të ditës së sotme është printuar polica e parë e sigurimit kufitar për diasporën me zero kosto.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Havolli ka thënë se në vazhdim duhet të punohet për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.
Sipas Havollit, për të arritur këtë është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend.

“Punët në vazhdim duhet të orientohen në anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër, e përkohësisht të sigurojmë të drejtat tona përmes ndonjë shteti mik të Kosovës. Për të arritur këtë, është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend”, ka shkruar Havolli.

Pas angazhimit të përbashkë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të…

Posted by Sokol Havolli on Friday, July 31, 2020

Shpërndaje

Comments are closed.