Nga muzika në një botë interesante dhe plot surpriza!

Sherif Hasani i lindur dhe i rritur në fshatin Budrikë e Epërme të komunës se Vitisë.

Si fëmijë ishte i talentuar nëpërgjithësi në muzikë, e kur themi në muzikë, mendojmë si në: këngë, valle dhe ekzekutimin e instrumenteve të ndryshme muzikore. -Si çdo i ri gjatë shkollës fillore ishte gjithherë i angazhuar nga mësuesit e tij, për programet e ndryshme që organizoheshin në fshat dhe në aktivitetet shkollore.

Ai është rritur, edukuar dhe frymëzuar me këngën e Karadakut, te cila në repertorin e këngëve të tij ka kënduar këndon këngë popullore, argëtuese dhe atdhetare.

Sherif Hasani është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore.

Ai ishte edhe anëtar i shumë shoqërive kulturoartistike tëasaj kohe, deri në largimin e tij nga Kosova, si p.sh.: -ShKA “Boro e Ramizi”, Viti. ShKA “4 Dëshmorët” e fshatit Budrikë. –ShKA “Punëtori”, Gjilan dhe ShKA “Gurra”,Gjilan.

Hasani në një bashkëbisedim për Kosova.info thotë: “Unë kam migruar në vitin 1995 në Suedi dhe si për të gjithëedhe për mua s’ishte i lehtë mërgimi, por në pafatin e kombit tim, unë kisha fatin që më herët kishte migruar vëllai im, dhe sado pak më i lehtë ishte për mua fillimi. Unë iu bashkova vëllait i cili kishte formuar një grup tëvogël shokësh afër vetes dhe i argëtonin sa do pak mërgimtarët, por me arritjen time disi u be një mobilizim edhe me i madh, dhe u angazhuam edhe në valle, ku unëi bëra disa koreografi me disa të rinj dhe prezantoheshim denjësisht në shumë manifestime të shtetit suedez, me njëfjalë u bëmë zëri i Kosovës dhe i çështjes shqiptare nëpër mes kulturës. Shumë shpejt u bëra emër i njohur ndër shqiptarët e Suedisë me zërin dhe aktivitet e mia të palodhshme, ku nuk mungonin ftesat që të i argëtojashqiptarët për festat tona kombëtare e ahengjet e tyre familjare”.

Hasni tutje tha se, pos këtyre aktiviteteve ishte nevoja e madhe që kontributin ta japin edhe në fusha të tjera për tëndihmuar bashkatdhetarët të cilët ishin dëbuar nga puna dhe të gjitha shkollat ishin mbyllur.

“Kështu që ne filluam të organizoheshim edhe përgrumbullimin e mjeteve të cilat shkonin për ndihma në Kosovë të familjeve në nevojë. Pos mjeteve financiare ne mundoheshim sado pak t’i ndihmonim edhe me veshmbathje dhe gjëra të tjera të cilat i grumbullonim në Suedi dhe i dërgonim për Kosovë përmes organizatave tëndryshme humanitare. Pastaj më emëruan edhe si udhëheqës të fondit 3%, ku si udhëheqës i fondit të asaj kohe 3% aktivizuam të gjitha mekanizmat dhe fuqinë tonë atje duke mos u ndalur deri në ditën e fundit të mbylljes sëatij fondi dhe kemi arritur qysh në fillim të bëjmëgrumbullimin e të mirave material të dërguara në Kosovësi ndihmat e para nga Suedia që organizata Mjekët pa Kufij në krye me Kristina Dokton kishin vlerësuar ndihmat në vlerë prej 300 mijë marka, që ata i dërguan nëKosovë”, tha Hasani .

Sherif Hasani sot punon si përkthyes i licencuar, për t’iudal në ndihmë bashkatdhetarëve të tij, ku me shumërespekt udhëheq firmën ndër më të mëdhatë në sektorin privat, që është shef regjional për personat me aftësi tëkufizuara me një territor jashtëzakonisht të madh.

Duke qenë gjithmonë i rrethuar me muzikën e instrumentet, trashëgiminë e tij e morën edhe 3 vajzat e tij që kanë të kryer shkollën e muzikës dhe janë talente tërralla si në këngë, piano e vallëzim.

Saranda Hasni një artiste e madhe me zë kristali,pjesëmarrëse e vetme deri më tash e TOP 10 zërave mëtë mirë të IDOLIT Suedez dhe udhëheqëse e vetme deri më tash shqiptare e emisionit LIVE në televizionin suedez tv4.

Saranda është këngëtare e njohur në Suedi dhe në viset shqiptare, ajo ka realizuar disa projekte në Suedi, Kosovëdhe Shqipëri. Ajo tani është duke u përgatitur për disa projekte të reja të cilat do të jenë befasi e madhe përpublikun suedez dhe atë shqiptar.

Sherif Hasani me një buzëqeshje të lehtë thotë se, dikur e quanin Sarandën vajzën e Sherifit, kurse tash kanëndryshuar kohërat dhe mua më quajnë a ti je babi i Sarandës a?

 

“Për mua është një kënaqësi e madhe kur shoh gjithë ata talent të ri në mërgatën tonë dhe kur ata korrin suksese tëmëdha, e aq më shumë edhe për vajzën time Sarandën e cila dita e ditës po arrin majat e suksesit në botën e muzikës”, tha Hasani.

 

Ne po ndahemi nga këngëtari dhe humanist  z. Sherif Hasani, një familjar e mik i mrekullueshëm, me shpresë se intervistën tjetër do e bëjmë vetëm per këngën dhe projektin e tij të radhës. /PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*