Nesër del në Kuvend përsëri Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Të mërkurën Projektligji për rimëkëmbje ekonomike del në lexim të dytë në Kuvend.

Pas shtatë tentimeve deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën që ta kalojnë në lexim të parë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Por që ky projektligj të vihet në funksion duhet që të kalojë edhe në lexim të dytë.

E këtë gjë Kuvendi i Kosovës do ta provojnë këtë të mërkurë.

Shkëlzen Hajdini deputet nga radhët e LDK-së thotë se nëse ky projektligj kalon do të jetë një infuzion për ekonominë e vendit.

Hajdini shton se pret që të ketë një unitet nga të gjitha partitë politike

Por, këtë dokument nuk do të votojnë partia më e madhe opozitare.

Lëvizja Vetëvendosje thanë se është detyrë e Qeverisë t’i kalojë projektligjet.

Kurse të domosdoshme kalimin e këtij projektligji e shohin edhe ekonomistët.

Jakup Bellaqa thotë se dora e shtetit duhet të vihet në funksion menjëherë përndryshe pasojat do të jetë të mëdha.

Bellaqa shtonë se këtij projektligji duhet të i dhënë mbështetje të gjithë deputetët.

Për të kaluar këtë projektligj nevojitën 61 votë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shpërndaje

Comments are closed.