Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e rrugës në Gjurgjevik të Madh të Komunës së Klinës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me Ministrin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe  në harmoni të plotë me kërkesat e qytetarëve të Gjurgjevikut të Madh, të shprehura përmes kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nënshkruan sot memorandumin e mirëkuptimit si tri institucione, për të ndërtuar rrugën në fshatin Gjurgjevik të Madh të Komunës së Klinës.

Kjo rrugë do të ndërtohet me ndihmën reciproke të Ministrisë së FSK-së, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës. Kështu do t’i ofrohet mundësia këtij fshati të ketë lidhje më të shpejtë me fshatrat përreth dhe qytetin e Klinës. Gjithashtu kjo do të jetë edhe një mundësi e mirë për t’u zhvilluar pjesët piktoreske të kësaj ane./Parrotlla/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.