Nënshkruhet marrëveshja një milion euro, verërat e Kosovës do të hynë në tregun e Serbisë

Sot është nënshkruar një marrëveshje mes një kompanie kosovare dhe asaj serbe që verërat e Kosovës të hynë në tregun e Serbisë.

Kompania kosovare “Agrokosova Holding” dhe serbe “Euro Test” nënshkruan një marrëveshje, me vlerë rreth një milion euro, për dorëzimin e verës së Kosovës në tregun në Serbi.

Dy pronarët u shprehën tejet optimist për këtë marrëveshje dhe thanë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Presidenti i Aleancës së Biznesit të Kosovës, Agim Shahini, tha se prodhuesit vendas po bëhen më të fortë dita-ditës dhe vetëdija për konsumin e produkteve vendore është rritur.

Shpërndaje

Comments are closed.