Nënshkruhen grantet investive me përfituesit e sektorit të pemëve të imta

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me USAID-in do të organizojnë ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të granteve investive me disa përfitues për sektorin e pemëve të imta.

Ceremonia e nënshkrimit fillon në ora 10:00 dhe mbahet në fshatin Sekiraqë të Komunës së Podujevës, në kompaninë “Laberion”, e cila është njëra ndër përfitueset e këtyre granteve.

Në këtë organizim do të marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Brian Martalus, përfituesit e këtyre granteve, si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*