Nëndetësja luksoze që mban brenda 20 pasagjerë

Jeni të lodhur nga jahti juaj privat apo helikopteri? Nuk duhet të shqetësoheni pasi shumë shpejt mund të keni nëndetësen tuaj.

Neyk është 18 metra e gjatë dhe ka kapacitet për të mbajtur 20 pasagjerë. E kompletuar me sallë pritjeje, një restorant, kuzhinë dhe bibiotekë nëndetësja luksoze arrin një thellësi prej 500 metrash brenda në det.

Prodhuesit e saj thonë se ajo është shumë e shpejtë dhe nuk është fare e zhurmshme. Ndërsa ndriçimi dhe sistemi i ajrit të kondicionuar do të jenë të dizanjuara me porosi për nevojat specifike të secilit klient.

Neyk, në bashkëpunim me Ocean Submarine dhe Rolls-Royce, po ndërtojnë prototipin e parë në Hollandë dhe do hedhin në treg në jannar 2018.

Çmimi i saj akoma nuk është bërë i ditur, por me shumë siguri duhet të punojmë shumë fort për ta përballuar atë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Çizmet e duhura për secilën formë trupore