Nehat Thaçi dërgohet në Beograd

Drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Nehat Thaçi, pas mesditës është dërguar në Beograd.

Burime nga gjykata në Nish thanë se Thaçi tashmë ka të angazhuar një avokat mbrojtës i cili është duke e mbrojtur në këtë çështje.

Në Beograd brenda 48 orëve Thaçi pritet të dalë para gjykatësit hetues të gjykatës speciale në Beograd i cili do vendosë për masat e mëtutjeshme.

Nehat Thaçi është arrestuar sot pas mesnatës në kufirin Kosovë- Serbi, te Dheu i Bardhë, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga gjykata në Nish.

Shpërndaje

Comments are closed.