Në Ditën Botërore të Mjedisit, punëtorët e Aeroportit pastrojnë ambientin brenda dhe jashtë rrethojave (Foto)

Për të shënuar 5 Qershorin, Ditën Botërore të Mjedisit, punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë pastruar ambientin brenda dhe jashtë rrethojave të aeroportit përgjatë rrugës kryesore.

Në aktivitetin e sotëm, përveç punonjësve të aeroportit, kanë marrë pjesë edhe nga menaxhmenti, përfshirë Kryeshefin Ekzekutiv të ANP-së, njëherit edhe Kryeshef i Sektorit të Aviacionit në ‘Limak’, Haldun Firat Kokturk.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, përmes këtij aksioni, përpiqet të minimizojë ndikimin në mjedis duke implementuar standarde mjedisore , për t’u bërë një aeroport i gjelbër. Qëllim tjetër është edhe ruajtja e burimeve natyrore duke kursyer energjinë dhe ujin, duke parandaluar ndotjen me menaxhimin e CO2, menaxhimin e mbeturinave dhe duke rritur ndërgjegjësimin mes nesh për të respektuar mjedisin.

Shpërndaje