Në 24-orët e fundit në Kosovë ndodhën 38 aksidente trafiku

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, 16 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 22 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia bën të ditur se se në 24-orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 209 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e trafikut.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 833 tiketa trafiku për qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin për COVID-19.

Në raportin 24-orësh po ashtu thuhet se janë arrestuar 23 persona, 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 2 në vuajtje të dënimit.

Shpërndaje

Comments are closed.