Natyra Kuçi i përgjigjet Ismet Kryeziut që e quajti arrogante e PSD’së

Anëtarja e PSD’së, Natyra Kuci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se i vjen keq që i “kanë prishur” rehatinë Ismet Kryeziut nga KDI që i akuzoi aktivistet e PSD’së për aksionin ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

“Sjellja dhe arroganca e aktivisteve partiak per te penguar takimin e shoqerise civile me kryeministrin, nuk paraqet vlere demokratike. Perkundrazi tregon varferine e kreativitit politik qe ka perfshire subjekte te caktuara politike, ne rastin e sotem PSD-ne”, kishte thënë Kryeziu në Facebook.

Ndërsa Natyra Kuci ka thënë se po të ishte ajo në vend të Kryeziut do i vinte keq të shkruante këtë reagim.

“Po mund të them se Ismeti ka shkruar diçka që me të vërtetë më kish ardhur keq me e shkru unë. E vërtetë që i kemi prishur pak rehatinë. Por të thirresh në kauzë të drejtë nuk bën problem prishja e rahatisë. Nuk e kemi bërë kundër tij por është një kauzë e drejtë që duhet të bëhet kudo”, shtoi ajo. /

Shpërndaje

Comments are closed.