Murati: Vendimi për mosnjohje të pasaportave të Serbisë dëmtoi Preshevën, Bujanocin e Medvegjën

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se vendimi i institucioneve të Kosovës për mosnjohjen e pasaportave serbe është një goditje e rëndë për mërgimtarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ai tha se vendimet që i marrin institucionet e Kosovës duhet ta ndihmojnë shqiptarët që jetojnë në Serbi dhe jo t’i dëmtojnë ata.

“Reciprociteti në raport me Serbinë përveç për të fuqizuar shtetin e Kosovës duhet të realizohet mbi të gjitha për të ndihmuar shqiptarët në Kosovën Lindore e jo për të vështirësuar edhe më jetën e tyre atje. Ftoj institucionet tona që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për shqiptarët e Kosovës Lindore edhe sa i përket çështjes së udhëtimit me pasaporta”, ka shkruar Murati.

Murati shtoi se shqiptarët në atë pjesë mbijetesën e sigurojnë pëmes komunikimit vital me Kosovën.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Reciprociteti me Serbinë duhet ta ndihmojë Kosovën Lindore e jo ta dëmtojë atë

Vendimet që i marrin institucionet e Kosovës në raport me shtetin serb duhet ta kenë parasysh gjithnjë edhe dimensionin e Kosovës Lindore, përkatësisht të shqiptarëve që jetojnë atje dhe të cilët mbijetesën e vet e realizojnë përmes komunikimit vital me Kosovën.

Kështu vendimi për mosnjohje të pasaportave të Serbisë, ashtu siç e ka pohuar edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve atje, ka goditur rëndë mërgimtarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët me shumicë udhëtojnë përmes Aeroportit të Prishtinës dhe të cilët veç kanë pasur probleme këto ditë.

Reciprociteti në raport me Serbinë përveç për të fuqizuar shtetin e Kosovës duhet të realizohet mbi të gjitha për të ndihmuar shqiptarët në Kosovën Lindore e jo për të vështirësuar edhe më jetën e tyre atje. Ftoj institucionet tona që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për shqiptarët e Kosovës Lindore edhe sa i përket çështjes së udhëtimit me pasaporta.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*