Munishi: Urime luanët e Ballkanit, kampionë moralë dhe aktualë të vjeshtës

Ismet Munishi e ka uruar ekipin e Ballkanit për shpalljen kampion i vjeshtës në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, përkundër humbjes së sotme nga Vushtrria.

Therandasit e patën një vjeshtë të shkëlqyeshme duke e dominuar futbollin kosovar ndonëse nuk pritej një gjë e tillë.

Pra, Ballkani ishte mrekullia e pjesës së parë të kampionatit.

Ekipi Portokalli e mbylli stinorin vjeshtor me 34 pikë, prej tyre 10 fitore, 4 barazime e 3 humbje.

Therandasit kishin dy pikë më shumë se Gjilani dhe tri pikë më shumë se Drita e Prishtina.

Munishi e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilës i ka uruar lojtarët për këtë arritje.

Gjithashtu, ka shtuar se është kënaqësi për të ta drejtojë një ekip si Ballkani.

“Urime Luanat e Ballkanit te Suharekes . Kampion moralë dhe aktual te vjeshtes . Eshte kenaqesi e veqant te jesh trener i juaji dhe besoni po e shijoj . Lufta vazhdon. Urime, urime, urime”, ka shkruar Munishi.

Ballkani këtë sezon e kishte edhe një stabilitet financiar falë kompanisë “Cima Construction”, e cila e ka marrë në dorë këtë klub.

Ballkani synon të jetë i suksesshëm edhe në pjesën e dytë të sezonit, e pse jo ta fitojë edhe titullin e kampionit apo Kupën e Kosovës, në mënyrë që të dalë në Evropë.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*